Lindjet cezariane në rritje, përqindje e lartë në Gjinekologji të QKUK-së

2017-10-16 në ora 13:50

Nga një janari i këtij viti e deri tani, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer 8.115 lindje,  30 % e tyre janë me prerje cezariane. Ndërsa janë realizuar 4.645 operacione.

Këto të dhëna u prezantuan nga drejtoresha e kësaj klinike dr. Myrvete Paçarada, gjatë një takimi që pati me UD. Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, thuhet në një njoftim.

Dr. Sejdiu, falënderoi drejtoreshën për punën dhe angazhimin e treguar, ndërkohë që i ofroi përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme për këtë klinikë.

Sejdiu ka marr pjesë edhe në takimin e rregullt të pasdites me kolegjiumin profesional të kësaj klinike, ku u njoftua për së afërmi nga mjekët për punën, sfidat dhe të arriturat e kësaj klinike.

“Dr. Sejdiu u tha të pranishmëve në kolegjium se do ta keni mbështetjen e plotë nga ana ime si dhe të Ministrisë  së Shëndetësisë, si me furnizim me barna dhe material shpenzues poashtu edhe me gjëra tjera të nevojshme për realizimin e punëve të këtë klinikë”, bëhet e ditur në njoftim.

Klinika e Gjinekologjisë ka gjithsej 286 punëtorë, prej tyre 42 specialistë dhe 49 specializantë, të cilët punojnë në reparte të ndryshme të kësaj klinike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *