Ka shumë teknika të ndryshme mjekësore që përdoren për të nxitur lindjen. Të nxisim mjetet e lindjes do të thotë të përshpejtojmë edhe gjithë procesin.
Çdo person është i ndryshëm, çdo lindje është ndryshe dhe realiteti është se lindja kërkon kohë.
Disa nga teknikat mjekësore që përdoren për të nxitur lindjen janë thyerja artificiale e membranave, transmeton Gazeta Shneta.
Llojet tjera të induksioneve mjekësore është duke përdorur gels prostaglandin, që gjindet edhe në spermë, prandaj përdoret për të zbutur dhe zgjeruar qafën e mitrës.
Një mënyrë tjetër mjekësore për të nxitur lindje është edhe me përdorimin e Pitocin, ose formën sintetike të oksitocinës.
Oksitocina që njihet edhe si ‘hormoni i dashurisë’, zhvillohet kur ne puthim dikënd që duam, kur shikojmë dikë që duam, kur marrim një përqafim etj.
Pra, Pitocin është një prej metodave të nxitjes së lindjes që mund të përdoret për përshpejtim të procesit të lindjes./Gazeta Shneta/