Bebet vijnë në këtë botë nëpërmjet dy mënyrave: Femrat shtatëzëna mund të bëjn lindje normale apo lindje kirurgjikale me prerjen cezariane, por qëllimi kryesor është mbi të gjitha lindja e një bebeje të shëndetshme.
Në disa raste, prerja cezariane planifikohet para kohe, për arsye mjekësore kur lindja normale është e rrezikshme. Një femër ka mundësi të njoftohet shumë kohë para lindjes se do t’i duhet të bëj intervenimin cezarian dhe të bëj termin tek doktori i saj, në rastet kur është në pritje të binjakëve apo kur ka ndonjë komplikim të natyrave të ndryshme siç është diabeti, tensioni i lartë i gjakut, infeksionet që komplikojnë shtatëzaninë, apo edhe problemet që mund të hasen me placentën gjatë këtyre 9 muajve.
Në raste të tjera, ndodhë që të intervenohet urgjentisht në lindje në këtë mënyrë nëse doktori sheh ndonjë arsye të rëndësishme.
Ky lloj i lindjes konsiderohet i sigurtë, por edhe në raste të tjera krahasuar me lindjen normale është më i rrezikshëm për shkak të komplikimeve që mund të paraqiten gjatë intervenimit. Dhe, nëse një nënë zgjedh lindjen cezariane për herë të parë, edhe lindja e radhës duhet të realizohet në po të njejtën mënyrë.
Në anën tjetër femrat që përzgjedhin të bëjn lindjen natyrale apo vaginale, duhet të njoftohen hollësisht për gjithë procesin e lindjes. Duke i pasur parasysh të gjitha vështirësit dhe kënaqësitë që do t’i përjetojnë, e gjithashtu edhe për lindjen cezariane, që të mund të bëjn zgjedhjen personalisht pa imponim të askujt.
Ky grup i femrave që sjellin në jetë beben në këtë lloj lindje, kanë mundësi të marrin veten më shpejt dhe të tejkalojnë vështirësitë e paslindjes më shpejt, për arsyen se koha maksimale e preferueshme për të qëndruar në spital pas lindjes është 24 deri në 48 orë. Ndër të tjera, ato nuk do të ballafaqohen me problemet si gjakëderdhja e varrës, mirëmbajtja e saj, dhimbjet, infeksionet, apo reagimet e tjera që kanë predispozita të paraqiten zakonisht.
Sipas doktorëve amerikan ekziston një numër i madh i anëve pozitive dhe negative për të dyja lindjet, prandaj pasi që pacientja të konsultohet me doktorin personal, deri në kohën e lindjes duhet të vendos e vetme se cila eksperiencë do të ishte më e leverdisshmë për të. /Gazeta Shneta/