Dy gra lindën vajza në të njejtin spital, kur lirohen në shtëpi kuptojnë të vërtetën e tmershme
Një ngjarje interesante ka ndodhur në një spital në Itali, ku dy nëna kanë ngatërruar bebet e tyre. Ato i kanë ushqyer vajzat me gji, dhe pas dita ditësh janë liruar në shtëpi, duke marrë kështu një fëmijë që s’është i tyre.
Rasti ka ndodhur në një klinikë të Avellinos, dhe fatmirësisht dy ditë pasi nënat (emrat e të cilave s’janë bërë të ditura për arsye të veçanta) janë lëshuar në shtëpi është kuptuar e vërteta dhe kjo falë njërës nga nënat e cila e pa se numri që kishte në librin e bebes nuk ishte i njëjti me atë që vajza kishte në dorë, dhe e kërkoi nga spitali një sqarim ,transmeton gazetametro.net
Kështu, u kuptua e vërteta, dhe ata thirrën edhe nënën tjetër ku shkëmbyen vajzat. Nënat kërkuan llogari menjëherë nga spitali, poashtu edhe e paditën atë, duke e quajtur një çmenduri gabimin e spitait.
Të dyja gratë që banonin në të njëjtën zonë, sollën në jetë dy vajza./gazetametro.net/