Ndërkohë që të gjithë prisnim që Linda Halimi të sillte ndonjë projekt të ri muzikor, ajo solli në jetë jo një këngë, por një fëmijë, e sigurisht që lajmi nuk kishte sesi të mos shkaktonte habinë e të gjithëve.
Artistja e njohur 29-vjeçare solli në jetë vajzën e saj të parë, të pagëzuar me emrin Kaimana më 12 mars. Por ndërkohë që disa gra janë ende në fazën e lehonisë, Linda i është rikthyer jo vetëm formave fizike të mëparshme, por edhe punës.
Nuk e dimë sa ka zgjatur leja juaj e lindjes, por Lindës i kanë mjaftuar pak javë për t’u mësuar me mëmësinë dhe për t’ju rikthyer ritmit të zakonshëm. Ditën e djeshme, ajo ka publikuar në ”Instagram” një foto në të cilën shihet me kufje duke regjistruar në një studio muzikore, ndërsa shtrëngon vajzën gati 5 javëshe.
“U riktheva në punë dhe Kaimana ka ekskluzivitetin të dëgjojë këngën time të re”, ka shkruar këngëtarja. Kaimana është fryt i dashurisë së këngëtares me amerikanin, Davon Edwards me të cilin është martuar prej 5 vitesh.