Këngëtarja Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë.
Ajo na prezanton fillimisht me vogëlushen Kaimana, duke postuar një foto me të në Insta Story, të cilën e fshiu vetëm pak minuta më pas.
Lindita i ka mbuluar fytyrën vogëlushes në të dyja fotot e publikuara të të sapolindurës, e cila tashmë ka profilin e saj të Instagram-it. Këngëtarja shqiptare bëri dhe një deklaratë: “Fakt interesant: Në videoklipin ‘Murda’ kam qenë 2-muajshe shtatzënë”.
Pavarësisht se në fillim të pritjes së ëmbël, nga vëzhgimi i klipit do të kuptoni që muskujt e barkut të Linditës nuk mund t’i shikoni dot dhe këngëtarja as nuk është munduar ta fshehë.
Ishte bashkëshorti i saj, i cili bëri publik lajmin e gëzuar, pasi postoi një foto me vajzën e sapolindur të pagëzuar me emrin Kaimana. Kjo e fundit në gjuhën havaiane do të thotë “fuqia e oqeanit”.