Diana Machacon mirëpriti djalin e saj në botë më 2 Dhjetor.
Por, përvoja e saj ishte e ndryshme nga nënat, pasi që foshnja e saj peshonte përafërsisht 7 kilogramë, transmeton Gazeta Shneta
Foshnja e Dianës, të cilën e pagëzoi Isak, mendohet të jetë fëmija më i madh që ka lindur ndonjëherë në Kolumbi.
Për foshnjën thuhet se kërkon shtatë herë në ditë të ushqehet me gji. Ai gjithashtu përdor pelena që janë të prodhuara për foshnjet 5-muajshe.
Gjinekologia Ana Marie Rivera Casas zbuloi se i porsalinduri ishte dërguar në Kujdesin Intenziv pas seksionit cezarian.
Sipas saj, në fillim foshnja përjetonte vështirësi në frymëmarrje dhe duhej të monitoroheshin nivelet e sheqerit në gjak, pasi episodet e hipoglikemisë nuk janë të pazakonta në foshnjat gjigante.
Diana pranoi se ishte e befasuar nga madhësia e djalit të saj.
Megjithatë, ajo është e lumtur që Isaac është në gjendje të mirë shëndetësore./Gazeta Shneta/