Nëna e re dëgjoi të qarën e foshnjës së saj të shëndetshme nëpërmjet seksionit C pasi ajo e mori mitrën nga një infermiere e cila është nënë e dy fëmijëve që jeton afër saj.
Gruaja e cila nuk është identifikuar, lindi një fëmijë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Baylor në Dallas, të SHBA-ve, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa nuk është ende e qartë se në cilën ditë ka lindur apo se cila është gjinia e foshnjës, ndërsa ky njoftim vjen nga Universiteti i Baylorit i cili kishte njoftuar edhe më herët për transplantim të mitrës por që është dashur të hiqeshin për shkak të rrjedhjes së ulët të gjakut.
Ndërsa ditën e djeshme, Universiteti i Baylor publikoi fotot e ekipit që dërgonte foshnjën nëpërmjet operacionit cezarian.
Ndërsa donatorja është një infermiere e quajtur Taylor Siler, 36 vjecare e cila vendosi ta dhuronte mitrën pasi ajo tashmë kishte dy fëmijë të moshës katër dhe gjashtë vjeç./Gazeta Shneta/