Në Klinikën e Gjinekologjisë ka lindur fëmija i parë më 1 janar 2018.
Nëna nga Podujeva Fatmire Azemi (1981), ka lindur fëmijën e tretë në ora 00:00, raporton Gazeta Shneta.
Mjeku kujdestar Dr. Jakup Ismaili, ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e nënës dhe foshnjës është e mirë.
Nëna ka vendosur që djalin ta quaj me emrin Ajn.
Ajni ka lindur me peshë 3250 gramë.
Gjatë vitit 2017 në Klinikën e Gjinekologjisë kanë lindur 10 mijë e 343 bebe. /Gazeta Shneta/