AKSION PASTRIMI NË GJILAN
Let’s Do It Kosova sot organizon aksion pastrimi në fshatin Stanishor të Gjilanit, ku pritet të marrin pjesë qindra vullnetarë.
Aksioni do të fillojë në orën 11:00, ndërsa realizohet në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Let’s Do It Legal, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga Let’s Do It Kosova.
Let’s Do It Kosova u bën thirrje edhe qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij aksioni dhe të japin kontributin e tyre për përmirësimin e imazhit të mjedisit në komunën e tyre.