Sapo të lexoni çfarë një fëmijë kishte shkruar përgjatë një ushtrimi në klasë, do të mendoheni dy herë përpara se t’i përgjigjeni telefonit derisa fëmijët tuaj janë përreth.
Mësuesi i shkollës amerikane, Jen Adams Beason, ka publikuar një detyrë javën e kaluar në Facebook, e cila u ishte dorëzuar atij në klasë, transmeton Gazeta Shneta.
“E urrej telefonin e mamit”
Fëmijët gjashtë dhe shtatë vjeçar u dha detyrë për të shkruar një shpikje që ata do të dëshironin të mos ishte shpikur kurrë.
Një fëmijë shkroi, “Nëse do më duhej të iu tregoja se cili zbulim është ai që do zhdukja, do të ishte telefonit. Nuk më pëlqen telefoni, ngase prindërit e mi janë në telefon për çdo ditë. Telefoni mund të jetë një zakon i keq nganjëherë. E urrej telefonin e nënës time, do të doja sikur ajo të mos kishte një të tillë.”
Në një kthesë më të trishtë, 4 prej 21 studentëve e kishin përzgjedhur telefonin si pajisjen që do të donin që të mos ishte shpikur asnjëherë.
Beason mbishkroi kështu postimin: “U dhashë detyrë klasës së 2-të për të bërë ese për shpikjet që ata nuk do të donin të ekzistonin. Nga 21 studentë, 4 prej tyre shkruan në lidhje me këtë temë.”
Postimi ka nxitur mbi 26,000 reagime dhe është shpërndarë më shumë se 243,000 herë./Gazeta Shneta/