“Unë që po ju shkruaj jam një vajzë 27 vjeç dhe kam 6 vjet e martuar. U fejova me lajmësi dhe pas një viti jemi martuar. Në fillim çdo gjë shkonte mirë der sa erdhi momenti që ne po përpiqeshim për një fëmijë… ehhh sa momente të vështira kam kaluar kur kam marr vesh që im shoq nuk mund të bënte fëmijë… më është përmbysur bota, nuk e di si ta shpjegoj atë moment.
Vitet kalojnë dhe unë nuk e di ç’të bëj, të vazhdoj me burrin apo të vazhdoj jetën time? Mungesa e një fëmije më ka mbyllur në vetvete, më ka bërë tjetër njeri, kudo që vete që shikoj nëna me fëmijë më kap një e qarë dhe ndihem shumë keq.
Ndonjëherë them me vete “o Zot çfarë kam bërë që të meritoj këtë fat apo ndoshta kërkoj shumë?” Si është jeta, disa i hedhin nëpër kosha e i vrasin ndërsa disa të tjerë vuajnë për të pasur një fëmijë.
Për një gjë jam e sigurt… që nuk jetohet një jetë e tërë pa një ëngjëll.”
Nga Rubina/bebja