Një adoleshente ka shpërndarë një letër lamtumirëse që nëna i kishte lënë asaj. Ndërsa kjo u shpërnda në gjithë rrjetin social Twitter dhe mori rreth 300 mijë pëlqime.
Është kjo Hannah Summers 18 vjecarja që e humbi nënën e saj pasi ajo kishte një kancer dhe e humbi luftën me të, ndërsa si lamtumirë i la këtë letër, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Në letrën e fundit nëna thotë: “Të lutem mos u bëj keq, gjërat e këqija ndodhin në jetë dhe ne duhet të mësojmë të pranojmë atë pa marrë parasysh se sa na dhemb”.
Unë dua që ti të jesh e lumtur dhe shfrytëzoje dhuratën e Zotit që të ka dhënë këtë jetë të mrekullueshme.
“Ti do të jesh një infermiere e mire ashtu siç je një person i mrekullueshëm, studio shumë në shkollë dhe mos u brengos për punën”.
Po ashtu kjo letër e këshillonte Hannën që të ‘’ishte e durueshme me babanë”, ‘’fol me shumë shok, dhe bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë”.
Ndërsa letrën ajo e mbyll me një emocion të paparë duke thënë se ajo çdo herë do të jetë pranë tyre duke i shikuar nga lartë. Letra mbyllet me: “Kujto që unë jam akoma me ty dhe duke qenë krenare për ty ashtu siç kam qenë gjithmonë… Shijoje jetën dhe jeto çdo ditë sikur të ishte dita jote e fundit sepse asnjëri nga ne nuk e dimë nëse kjo është dita jonë e fundit.”
“Dhe po ashtu më shumë se gjithçka kujto se Unë Të Dua Ty më shumë se çdo kush tjetër!”
Ndërsa Hannah këtë letër e shpërndau në rrjetin social Twitter duke lënë një mbishkrim “Para se nëna imë të ikte ajo më shkruajti mua këtë letër, kjo është e imja. Ju lutem përqafoni shumë prindërit tuaj sepse ju asnjëherë nuk mund ta dini se kur mund t’i humbisni ata. Të dua nënë”. /Gazeta Shneta/