Për nder të ditës së nënave, një grua ka vendosur të shkruajë një letër në lidhje me gratë të cilat kanë provuar ndjenjën se si është të humbasësh një fëmijë, transmeton Gazeta Shneta.
“Zotit i nevojitej një engjëll tjetër
Çdo gjë që ndodh, ka një arsye.
Ishte plan i Zotit.
Nuk është se keni ende atë ndjenjën se keni qenë shtatzënë.
Tashmë, fëmija juaj nuk është duke u rritur në këtë botë të shpifur.
Ndoshta nuk ishte koha për t’u bërë nënë ende.
Ndoshta do të vijë koha kur do bëheni nënë e dy binjakëve.
Ti ishe gjallë!
Ti ishe gjallë edhe kur unë nuk po e dija se po rriteshe brenda meje
Ti ishe gjallë edhe kur ishe embrion
Ti ishe gjallë mjaftueshëm, duke më bërë mua të vrapojë për në banjo përgjatë natës dhe mëngjeseve të hershme.
Ti ishe gjallë derisa ndjeja rrotullimet e tua në barkun tim.
Dhimbjet ishin të vërteta, lotët ishin të vërtetë, kujtimet ishin të vërteta.
Ti gjithmonë ekzistoje. Ti gjithmonë do të jesh pjesë e imja!
Urime Dita e Nënave të gjitha nënave, që tashmë fëmija i tyre po qëndron në parajsë.”/Gazeta Shneta/