Të premten në Istog, raportohet se një i dyshuar mashkull përderisa ishte duke lëvizur me traktor , dyshohet se nuk i ka kushtuar kujdes fëmijës që ishte në rimorkio, me ç’rast fëmija ka rënë nga rimorkio dhe ka pësuar lëndime trupore.
Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Pejës, e më pas është transportuar në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.