Një shpërthim në oborr të shtëpisë për pak sa nuk u mori jetën dy fëmijëve të familjes Mehmeti.
Albioni, 16 vjeçar po luante bashkë me të motrën 14 vjeçare, Dafinën në këtë vend, kur diçka shpërtheu.
Babai i 16 vjeçarit, Selman Mehmeti ka thënë se kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në fshatin e tyre, në Dumnicë të Poshtme të Vushtrrisë.
Mehmeti që e pa edhe vetëm mjetin shpërthyes, thotë se ishte një minë, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi i forcave të rendit, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti e konfirmoi rastin për Klan Kosovën por tha se nuk dihet saktë se çfarë ishte ky mjet që lëndoi 16 vjeçarin e familjës Mehmeti.