Pjesëmarrja në gatim dhe zierjen e ushqimeve nga vetë fëmijët krijon pikëpamje të veçantë për ata mbi ushqimin, e gjithashtu u hap dëshirën për provimin e ushqimeve të reja, sipas nutricionistes Jenny O’ Dea.
Nutricionistja O’ Dea sugjeron që ta leni fëmijën t’i ziejë vezët pa ndihmën e prindërve, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, nutricionistja ka përgatitur edhe një listë me sërë arsyesh përse fëmijët duhet të pavarësohen në kuzhinë.
▪ Matematikën – njehsimin, formën, masat
▪ Zgjidhjen e problemeve
▪ Kimia dhe shkenca – të kuptuarit se si ushqimi ndryshon gjatë procesit të zierjes
▪ Gjeografi – nga cili vend janë artikujt e caktuar dhe përse atje janë më të përhapur
▪ Leksionin nga kultura – si ushqehen njerëzit në gjithë botën
▪ Kreativitetin
▪ Leksionin nga historia – se si njerëzit janë ushqyer në të kaluarën
▪ Leksione nga fusha e shëndetësisë, posaçërisht rëndësinë e ushqimeve të shëndetshme dhe pastërtinë
▪ Zhvillimin e motorikes nëpërmjet matjes, derdhjes, prerjes…