A lejohet marrëdhënia seksuale gjatë muajit të Ramazanit

2018-05-17 në ora 12:32

Në muajin e shenjtë të Ramazanit nga besimtarët kërkohet që të respektojnë disa rregulla.

Përveç abstenimit nga ushqimet dhe pijet, agjëruesit duhet të heqin dorë edhe nga marrëdhënia seksuale gjatë kohës së caktuar për agjërim.

Nga lindja e diellit deri në perëndim, kohë kjo kur agjëruesi/ja nuk ha as nuk pi, nuk duhet poashtu as të bëjë seks me bashkëshorten/in.

Sipas rregullave të fesë islame, marrëdhëniet seksuale lejohen pas perëndimit të diellit, që i bie pas ngrënies së iftarit dhe deri në lindjen e sërishme të diellit, kohë kjo kur fillon agjërimi.

Gjithsesi, pas çdo marrëdhënie gjatë këtij muaji duhet të pastroheni. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *