Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë ditëve të vikendit dhe ditën e hënë kanë ardhur në jetë 21 bebe.
21 nëna kanë lindur 10 foshnje të gjinisë mashkullore dhe 11 femra. Mjekët kanë kryer 6 operacione cezariane, ndërsa 15 lindje kanë qenë normale, shkruan Gazeta Shneta.
Ndryshe në këtë spital 1,403 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit që sapo kaluam përfshirë edhe ditën e hënë që ishte ditë feste për Kurban Bajram. 101 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
Analiza kanë kryer 597 pacientë që në total kanë bërë 5,397 analiza. 9 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi. /Gazeta Shneta/