Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, gjatë ditës së djeshme kanë kryer lindjen 31 nëna.
Pothuajse gjysma e nënave që lindin në këtë klinikë, bëhen nëna për herë të parë. Por gjatë ditës së djeshme është vetëm një grua që është bërë nënë për herë të parë.
Ndërsa një tjetër nënë ka sjellë në jetë fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Në raport janë shënuar 19 foshnje të gjinisë femërore dhe 13 djem.
Me operacion cezarian kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre 10 gra. /Gazeta Shneta/