Një nënë ka lindur fëmijë binjakë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë ditës së djeshme.
Në raportin e klinikës janë shënuar gjithsej 22 foshnje të ardhura në jetë në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Shneta.
Numri i bebeve sipas gjinisë për ditën e enjte është 12 vajza dhe 10 djem.
Me operacion cezarian kanë kryer lindjen shtatë gra dhe po aq janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/