Lejleku i QKUK-së: Dje ishte ditë e vajzave në Gjinekologji

2018-06-13 në ora 10:54

Gjatë ditës së djeshme në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kanë kryer lindjen 26 nëna.

Një prej tyre ka sjellë në jetë fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.

Por e marta ka qenë ditë e vajzave pasi në raport janë shënuar 18 lindje të gjinisë femërore dhe vetëm nëntë me djem.

Me operacion cezarian kanë kryer lindjen tetë nëna.

Ndërsa për herë të parë kanë sjellë në jetë fëmijë 14 gra. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *