Në Klinikën e Gjinekologjisë gjatë ditës së martë kanë ardhur në jetë 31 foshnje.
Sipas raportit ditor të klinikës, kanë lindur 19 djem dhe 12 vajza, shkruan Gazeta Shneta.
Nga 31 nëna, një prej tyre ka sjellë në jetë fëmijë binjakë.
Me operacion cezarian kanë kryer lindjen 11 gra, ndërsa për herë të parë janë bërë nëna 12. /Gazeta Shneta/