E mërkura ka qenë dita e tretë e javës ku në Gjinekologji kanë lindur fëmijë binjakë.
Në këtë klinikë gjatë ditës së djeshme kanë kryer lindjen 35 nëna. Një prej tyre ka sjellë në jetë fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Në raport janë shënuar 21 lindje me foshnje meshkuj dhe 15 me foshnje femra.
Me operacion cezarian kanë kryer lindjen 13 nëna.
Ndërsa për herë të parë kanë hyrë në sallën e lindjes dhe janë bërë nëna 17 gra. /Gazeta Shneta/