E keni menduar se cili është aksesori që ju duhet patjetër këtë verë? Me siguri po ju vijnë shumë në mendje, por ne po flasim për më atë që është një ndër trendet më të parezistueshme të këtij sezoni – shallin.
Nuk po flasim për shallin e zakonshëm që nuk e ndajmë gjatë dimrit, por e kemi fjalën për shallin e flokëve. Pak rëndësi ka se çfarë gjatësie kanë flokët tuaj, një shall flokësh i duhet gjithsecilës.
Ky është një aksesor që nuk lejon askënd të thotë “nuk më shkon”, pasi ka shumë mënyra për ta përdorur dhe mjafton vetëm një i tillë për të realizuar modele të panumërta.
Mbi të gjitha, një shall flokësh nuk kushton shumë dhe njëkohësisht do t`ju ndihmonte të realizonit pamjen perfekte verore. Për të krijuar ide se si mund ta përdorni, hidhuni një sy fotove të mëposhtme.
Jo vetëm në flokë, shallin mund ta përdorni për t`i dhënë një prekje verore edhe çantës suaj!