LDK kritikon ashpër ministrin Ismaili: Shëndetësia në kolaps

2019-06-18 në ora 18:12

Grupi parlamentar i LDK-së ka mbajtur konferencë lidhur me gjendjen në shëndetësi, Deputeti Naser Rugova, tha se qeveria ka ngecur në shumë prej projekteve në sistemin shëndetësor. Ndërsa prezantoi disa nga të gjeturat e raportit të progresit. Projekti për sistemin informativ shëndetësor është suspenduar që pothuajse 21 muaj nga ardhja e kësaj qeverie.

Nuk ka asnjë lëvizje konkrete për rifillimin e këtij projekti që është parakusht i fillimit të funksionimit të fondit shëndetësor. Si pasojë e këtyre hapave ë ngadaltë të këtij koncepti qeverisës me këtë dikaster mbledhja e premiumeve është shtyrë për kohë e pacaktuar edhe pse ministri pat deklaruar që do fillojë mbledhjen e premiumeve, tha Rugova

Rugova tha se edhe nëse do të lehtësoheshin këto masa legjislative dhe plotësimi i ligjit, nuk do të jetë e mundur deri më 2021 të fillojë implementimi i ligjit.

Raporti ka gjetur nivelet e ulëta të produktivitetit të sistemit shëndetësor. Niveli i lartë i shpenzimeve private pacienti paguan rret 40 për qind i xhepit të vetë për të kërkuar ndihmë shëndetësore. Llogaridhënia institucionale nuk është rritë dhe nuk ka pasur nxitje të produktivitet dhe rritjes së cilësisë së sistemit shëndetësor.

Këto e kanë një emërues të përbashkët që është dështim total i sistemit shëndetësor. Autoritetet e Kosovës vlerësohen me performancë të dobët për të zbatuar legjislacionin aktual, tha Rugova.

Sipas Rugoves shqetësim tjetër i raportit është mungesa e ligjit të indeve dhe organeve që po detyron shtetin të shpenzojë miliona euro.

Sa i takon fondit për trajtim jashtë vendit raporti përmend se i përmbushë kërkesat e pacientëve me vetëm 45 për qind dhe 55 për qind të pacientëve në nevojë për shërbime specialistike detyrohen të paguajnë nga xhepi i tyre. Vlerësohet se deri në 150 milionë euro pacientët e Kosovës paguajnë shërbime shëndetësore në vendet e tjera. Institutit i shëndetësisë së punës në Obiliq ka ngecur jashtë buxhetit publik. Kërkojmë nga ministri që konform punës së vet në veçanti mbrojtjen e shëndetit në punë ta futë në buxhetin e shtetit, tha Rugova.

Ndërsa, deputeti Haxhi Avdyli tha se ministri Ismaili nuk po merret me shëndetësi për çka është përgjegjës, ndërsa e quajti drejtor të dytë të SHSKUK-së.

Mund ta quajmë si drejtor të dytë të ShSKUK0së e aspak ministër. Kur flasim për politik bërje ky ministër ka dështuar plotësisht. Agjenda legjislative e vitit 2018 është planifikuar që në komisionin për shëndetësi të vijë ligji për shëndetësi dhe sigurime shëndetësore dhe asnjë ligj nuk ka ardhur.

Përveç dështimit të reformës ky ministër po tregon që shëndetësia fillon e mbaron te ShSKUK, tha Avdyli.

I pyetur lidhur me fajësinë dhe çka do të ndërmerret me dy kandidatët për garën për kryetar të Prishtinës Arban Abrashit dhe Hazir Borovcit pas përplasjeve fizike mes anëtarëve të kësaj partie, Rugova tha se sot është i përgatitur vetëm për temën lidhur me shëndetësinë.

Zyrtarët e LDK-së u pyetën edhe për mocionin ndaj Qeverisë, teksa thanë se janë duke u munduar t’i sigurojnë votat e duhura që Qeverinë Haradinaj ta dërgojnë në shtëpi./Informatori.biz/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *