Atëherë kur lind një fëmijë, është një prej ndjenjave më të mira të jetës, për shkak se pritshmëria e nëntë muajve tani është bërë realitet, transmeton Gazeta Shneta.
Por prisni, e keni vërejtur pjesën e bardhë dhe të lëmuar që mbulon lëkurën e foshnjës?
Kjo quhet ‘verniks’ dhe është një mbështjellje e lëkurës së foshnjës nga diçka e bardhë, dhe mund të duket jo tërheqës, por këtu qëndron arsyeja kryesore përse stafi i spitalit nuk ju lejon ta mbani foshnjën menjëherë.
Kjo shtresë e bardhë fillon të krijohet në lëkurën e bebes suaj në javën e 20 të shtatzënisë, për shkak të parandalimit që lëkura e foshnjës të mbushet me ujë nga lëngu amniotike çdo muaj.
Edhe pse vetë ndikon në mbrojtjen ndaj ujit, vetë kjo shtresë e bardhë është e përbërë nga 80 për qind ujë. Shkencëtarët thonë se kjo shtresë ka veti të çmuara si proteina, aminoacide, komponentë antibakteriale e kështu me radhë.
Prandaj bebja menjëherë pas lindjes duhet të fshihet me një peshqir, dhe jo të lahet pasi kjo shtresë kontrollon temperaturën e bebes dhe zvogëlon traumat e lindjes.
Ndërsa bebet që lindin me operacion cezarian e kanë sasi më të shtuar të kësaj shtrese se sa ato bebe që lindin në mënyrë natyrale./Gazeta Shneta/