Mjekësia alternative zakonisht është e grupuar në kategorinë e cila ende mbetet “jo-shkencore”, pra e lënë jashtë pranimit të kategorisë së trajtueshme në mjekësinë e ditëve të sotme moderne.
Kokëdhimbjet normale zakonisht ndikohen nga stresi dhe tensioni, Për të zgjidhur këtë problem dhe për të minimizuar efektin e plotë të tij, Gazeta Shneta, iu prezenton me Presionin Aku, i cili është njëri metodat alternative që është përdorur në kohërat e lashta.
Për të bërë me sukses këtë metodë, ju duhet të identifikon pikat ekzakte për presion, në të cilat akumulohen nervat, në qendra të ndryshme të trupit.
Ja si duhet vepruar:
- Shtrijeni pallmën e dorës. Bëjeni nja hapësirë më të tmadhe në mes gishtit të madh dhe treguesit.
- Në mes të këtyre dy gishtërinjëve, gjendet një zonë e butë mishi.
- Tani, me ndihmën e dorës tjetër, mbajeni këtë zonë me dy gishtërinjë, për 30 sekonda.
- Duke e bërë këtë, do të vëreni zvogëlimin e tensionit.
- Shtrydheni muskulin tuaj derisa e gjithë dhimbja të largohet. Kjo tregon rezultat çdo herë kur keni kokëdhimbje nga stresi.