Në stinën e dimrit çdo herë përpiqemi që të largohemi nga viruset e ndryshme që e karakterizojnë këtë periudhë.
Por, zgjidhja jo shpeshherë shihet tek marrja e antibiotikëve, për shkak të komplikimeve që mund të paraqiten, shkruan Allayurveda, transmeton Gazeta Shneta.
Më mirë është që t’i parandaloni këto sëmundje të kohës, me anë të produkteve natyrale e njëra ndër to është edhe që përfshihet ujë, limon, qepë dhe mjaltë.
Fillimisht vëreni ujin në zjarr që të vlojë. Më pas priteni qepën në copa rreth 15 mm të trasha dhe gatuajini për 15 minuta së bashku me ujin.
Largojini më pas nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë mënjanë për rreth 15 minuta.Më pas shtoni në të 2 lugë mjaltë dhe përziejeni mirë derisa ai të shkrihet i tëri.
Mos harroni të hidhni në të edhe lëngun e limonit të shtrydhur.
Mund ta konsumoni tre herë në ditë këtë përzierje në rastet kur ju keni kollë dhe jeni ftohur dhe do të habiteni nga rezultati që do të japë në vetëm një ditë./Gazeta Shneta/