Gjatë ditës së sotme një nënë shkoi në Spitalin e Mitrovicës për të lindur fëmijën e saj.
Nëna u fut në sallë për të kryer lindjen e saj të katërt me operacion cezarian, por pas ardhjes së foshnjës në jetë, ndodhën komplikime që shkaktuan gjakderdhje të madhe, shkruan Gazeta Shneta.
Rreth orës 16:00 ajo u soll në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije.
Personeli mjekësor kishte thirr Dr. Fehmi Zeqirin për ta marr përsipër rastin, pasi gruaja ishte në rrezik jete.
Zeqiri së bashku me ekipin e tij arriti që pas 5 orësh operacion ta ndalte gjakderdhjen që si rezultat pati shpëtimin e jetës së nënës.
Nga gjakderdhja e madhe pacientes i ishte dëmtuar mitra për çka mjekët u detyruan t’ia heqin.
Tani gjendja e saj është stabile dhe është vendosur në repartin e intensivës. /Gazeta Shneta/