Kirurgët e QKUK-së kanë vendosur që t’i japin fund grevës mbi një muajshe.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime të sigurta brenda QKUK-së se mjekët e bllokut të kirurgjisë dhe ortopedët do ta zyrtarizojnë ndërprerjen e grevës nga dita e hënë.
Gazeta ka tentuar të kontaktojë me njërin nga përfaqësuesit e Kolegjimit të Kirurgëve, Dr. Arbër Morina, por i njëjti nuk ka pasur qasje në telefon.
Ndërprerja e grevës nga kirurgët e QKUK-së vjen pas takimit të tyre me kryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës si dhe deputët e Kuvendit. Këta të fundit nesër pritet ta votojnë ligjin e ri për pagat, ku mjekëve pritet t’i ngritët rroga deri në 1200 euro.
Ndryshe gjatë ditës së sotme është ndërprerë edhe greva në arsim. /Gazeta Shneta/