Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.
Gazeta Shneta ka mësuar se tashmë kanë arritur rezultatet nga laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Një burim ka treguar se Kurti nuk është i prekur nga virusi sezonal me influencë të rëndë.
Lideri i VV-së gjatë ditës së sotme është trajtuar me terapi simptomatike dhe oksigjenike në intensivën e Klinikës Infektive. Arben Vitia nga VV ka deklaruar më herët se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. /Gazeta Shneta/