Inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë kanë nisur inspektimet në ordinancën e Fehmi Ahmetit në Prishtinë.
Inspektimet e tyre po kryhen me ftesë të Policisë së Kosovës, e cila ka bastisur ordinancën e gjinekologut para dy ditësh, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka marr vesh nga burime se inspektimet kanë filluar pas orës 16:00, ndërkohë që nuk është mundur të konfirmohet edhe zyrtarisht pasi Kryeinspektorja e ISH-së, Dr. Ardita Baraku nuk i është përgjigjur thirrjeve.
Ndërkaq Inspektorati ka nisur sot zyrtarisht hetimet ndaj gjinekologut Ahmeti, pasi ai dyshohet se ka kryer abort të kundërligjshëm tek pacientja 16-vjeçare e cila poashtu dyshohet se është dhunuar për më shumë se një vit nga zyrtari policor nga Drenasi Vesel Veseli. Ky i fundit është arrestuar dhe po mbahet në burg. /Gazeta Shneta/