Dasma e moderatorit Labinot Gashi po vazhdon të jetë një nga më të përfolurat e këtyre ditëve.
Derisa shumë të ftuar kanë publikuar pamje nga dasma e tij, këtë herë ka qenë vet Labi i cili ka publikuar video në rrjetet sociale.
Në videot e Labit shihet nusja e tij Qëndresa duke vallëzuar me vjehrrën e saj, nënën e Labit, transmeton Magazina.al
Përveç kësaj moderatori ka publikuar edhe pamje ku shihet atmosfera që ishte mbrëmë në dasmën e tij.