Moderatori Labinot Gashi sot po i jep fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij me Qëndresa Bajramin.
Labi kishte përzgjedhur datën 15 tetor si datë të kurorëzimit meqë me këtë datë ai feston edhe ditëlindjen.
Labi ka vendosur që mënyrën e marrjes së nuses ta bëjë më ndryshe prej të tjerëve, dasmorët do shkojnë ta marrin Qëndresën me tren.
Lajmi.net ju sjell pamje ekskluzive nga ambienti i rregulluar posaçërisht për këtë ditë, ku shihen balonat dekoruese dhe gjithçka tjetër gati për këtë dasmë. /Lajmi.net/