Kylie Jenner njihet për një shenjë të madhe në këmbën e saj, të cilën nuk e fsheh asnjëherë.
Ajo duket qartë se është shenjë e mbetur nga një prerje e thellë, ndërsa ka zbuluar edhe se çfarë ka ndodhur me këmbën e saj
Nga arsyeja, duket se Kylie është rritur si secili nga ne, kur sik fëmijë kemi lozur në ambient të hapur në të cilin përveç që jemi kënaqur, kemi përjatuar edhe aksidente.
“Kur isha rreth 5 vjeçe, unë dhe motra ime po luanim kukafsheti dh unë u fsheha pas një gardhi të mbyllur, tepër të lartë. Pasi Kendall nuk më gjeti dot, unë duhej të kacavirresha për të kaluar gardhin që kishte një shufër me majë të mprehtë. Unë rrëshqita dhe shufra m’u fut në këmbë. Tentova të largohesha që ta nxirrja, por përfundova duke e çarë tërësisht këmbën.”, ka shpjeguar Kylie.
Ajo tani është nënë e një vajze por sigurisht se vajza e Kylie do të rritet në kushte shumë më të ndryshme, duke e marrë parasysh se Jenner shumë shpejt pritet të bëhet miliarderja më e re që ia ka arritur të bëhet vetë./gazetashneta