Një pjesë e madhe prej nesh e praktikojnë zakonin e të bërit gjumë afër telefonit, por shkencëtarët po e cilësojnë këtë veprim si shkaktar kryesor të infertilitetit.
Alarmi vjen nga Departamenti i Shëndetësisë në Karolinë, pasi rrezet që përcjell telefoni ynë janë shumë të rrezikshme për shëndetin.
Për shkak të rrezeve të dëmshme, gati edhe radioaktive që përban smartphone, ne jemi të rrezikuar të prekemi nga sëmundje kancerogjene, apo edhe infertiliteti, i cili sipas sondazheve sa vjen e po rritet si dukuri.
Kështu ekspertët ju sugjerojnë që ta mbani celularin tuaj në distancë sa më të largët, dhe sidomos nga fëmijët, të cilët janë edhe më të predispozuar ndaj riskut./Opinion/