Një lloj i pazakontë i kancerit është edhe ai anal. Kanali anal është një tub i shkurtër në fund të rektumit me anë të së cilës nxirrni jashtëqitjen.
Zakonisht ky lloj i kancerit është i rrezikshëm për shkak se shenjat që paraqiten shumë njerëz i ngatërrojnë me sëmundjet e tjera.
Por në përgjithësi si simptoma të zakonshme janë: Gjakderdhje nga anusi apo rektumi.
Dhimbje në zonën e anusit.
Kruarje anale.
Ndryshime në lëvizshmërinë e zorrëve dhe ndryshime në jashtëqitje.
Nëse ju shqetësojnë simptoma të mësipërme duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun. Kanceri anal është i lidhur ngushtë me infeksionet seksualisht të transmetueshme (SST), një prej këtyre infeksioneve është Human Papilloma Virus (HPV). Dëshmia e HPV është zbuluar në shumicën e kancereve anale.
Faktorët e rrezikut që ndikojnë në shfaqjen e kancerit anal: Mosha: shumica e njerëzve të prekur nga kanceri anal janë mbi 50 vjeç.
Shumë partnerë seksual: njerëzit që kanë pasur shumë partnerë seksualë gjatë jetës së tyre kanë një rrezik më të madh për t’u prekur nga ky lloj kanceri.
Marrëdhëniet seksuale anale: rrisin rrezikun për t’u prekur nga ky lloj kanceri.
Gjenetika: ata që kanë pasur raste në familje me kancer të qafës së mitrës, vulvës etj kanë shans më të lartë për t’u prekur nga kanceri anal.
Human Papilloma Virus: prania e këtij infeksioni në trupin e njeriut rrit shansin për t’u prekur nga lloje të ndryshme kanceri, përfshirë edhe kancerin anal. Kanceri anal rrallë përhapet në pjesë të tjera të trupit.
Vetëm një përqindje e vogël e tumoreve përhapen, por bëhen shumë të vështira për t’u trajtuar. Kanceri anal më së shpeshti përhapet në mëlçi dhe mushkëri. /Shëndeti/