Studimet e fundit po thekson se ushqimet e detit mund të rrisin aftësinë pjellore, si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat.
Studimi zbuloi se çiftet që konsumojnë më shumë peshq në baza javore kanë një shans më të lartë për të mbetur shtatzënë. Hulumtuesit po e lidhin përfitimin me acidet yndyrore omega-3 në mënyrë specifike nga burimet detare dhe zbulojnë se ato lidhen me treguesit më të lartë të pjellorisë si tek burra ashtu edhe te gratë.
Në 92% të çifteve që hanin peshk të paktën 2 herë në javë, gratë kishin mbetur shtatzanë, ndërsa vetëm në 79% të çifteve që hanin më pak, gratë kishin mbetur shtatzanë.
Meshkujt që hanin së paku dy racione peshku në javë ishin në gjendje të konceptojnë 47 për qind më shpejtë, ndërsa gratë ishin 60 për qind më të shpejta për të konceptuar. Kur të dy partnerët konsumonin dy racione peshkut në javë, kishte një mundësi më të lartë për të ngelur shtatzëni prej 61 për qind.
Përveç pjellorisë, çiftet ku të dy partnerët konsumonin së paku dy racione peshku në javë kishin një frekuencë më të lartë marrëdhënie prej 22 për qind./pernenat.al/