Një politikan republikan në SHBA ka deklaruar se gratë që kryejnë aborte duhet të përballen me dënim me vdekje.
Bob Nonini, zëvendës guvernator i shtetit të Idaho-së, ka thënë se kushdo që kryen abort “duhet ta paguajë”, shkruan Independent, transmeton Gazeta Shneta.
“Nuk duhet të lejohet aborti. Kushdo që e bën duhet ta paguajë”, ka thënë ai.
I pyetur nga gazetarët se çfarë dënimi duhet të ketë për këto raste, Nonini ka përkrahur idenë që të ketë dënim me vdekje.
Megjithatë, më vonë ai ka mohuar një gjë të tillë.
“Më lejoni të jem i qartë – kam qenë gjithmonë përkrahës pro-jetës. Kjo do të thotë që aborti të klasifikohet si vrasje. Meqë aborti është vrasje, besoj se duhet të konsiderojmë dënime për individët e përfshirë”, ka deklaruar republikani.
“Prokuroritë gjithmonë kanë qenë të fokusuara tek mjekët që kryejnë abortin dhe prandaj nuk ka asnjë shans që një grua të shkojë në burg e lëre më të përballet me dënim me vdekje”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se kërcënimi me ndjekje penale do të reduktonte numrin e abortimeve. /Gazeta Shneta/