Ky plak nga Kosova, pagoi 3 mijë euro për një nuse 19 vjeçe nga Shqipëria

2017-04-03 në ora 07:29

Persona të moshuar nga Kosova japin para të majme për tu martuar me femra të reja nga Shqipëria. Rexhep Kastrati nga Zatriqi i Prizrenit thotë se i ka paguar 3 mijë euro për një grua nga Malësia e Madhe. Thotë se pagoi për një nuse 35 vjeçe por ia sollën një 19 vjeçare ndërsa ai ishte 61 vjeç.

Pas luftës Rexhep Kastratit nga Zatriqi i Prizrenit i vdiq gruaja dhe i la 15 vajza.

Meqë nuk kishte djalë, ai vendosi që të kërkoi një grua nga Shqipëria. Gjeti disa lidhje dhe i kërkuan 3 mijë euro siç kishte kërkuar ai 35 vjeçare, kurse vetë kishte 61 vjet.

Por në shtëpi atij i erdhi një nuse 19 vjeçare, por meqë i kishte dhënë paratë nuk kishte mundësi ta kthente.

Djalin, Diamantin e ka 4 vjeç, dhe nuk dëshiron ta lë pa vëlla.

Gruaja e tij Valentina është e lumtur me jetën me plakun 61 vjeçar.

12 vajzat e tij janë të martuara dhe tash ai ka mbi 50 mbesa e nipa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *