Trendi i emrave të fëmijëve në Kosovë po dominohet nga emra unik, por që nganjëherë nuk kanë fare të bëjnë me kulturën dhe identitetin shqiptar.
Por janë prindërit nga Mitrovica që kanë pagëzuar fëmijën e tyre me një emër që pak prindër do ta mendonin ta quanin të birin e tyre me këtë emër.
Vitin e kaluar prindërit nga Mitrovica, identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, e kanë quajtur djalin e tyre me emrin Adem Jashar, sipas heroit kombëtar nga lufta e fundit në Kosovë.
Emri i fëmijës ishte konfirmuar edhe nga Zyra e ofiçarisë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. /Gazeta Shneta/