Një studim i kohëve të fundit, i kryer në Ekuador ka zbuluar se konsumimi i një vezë në ditë parandalon pengesat që mund të hasin fëmijët me zhvillimin e gjatësisë dhe me peshën e dobët.
Një vezë në ditë,, mund të jetë mënyra e duhur që fëmijët të qëndrojnë të shëndetshëm dhe të fortë, transmeton arbresh.info.
Fëmijët e vegjël të cilët konsumojnë çdo ditë vezë, ka gjasa të vogla që të vuajnë nga problemet me gjatësinë dhe me peshë të ulët që ndikon në shëndetin e tyre. Gjithashtu ata kanë edhe sistem imunitar më të fuqishëm.
“Fëmijët që konsumojnë një vezë në ditë janë më të shëndetshëm dhe më të fuqishëm”, ka thënë Lora Iannotti, nutricioniste pediatër në Universitetin e Uashingtonit, e cila vazhdon të punojë edhe në Universitetin San Francisco de Quito në Ekuador.
“Fëmijët që konsumojnë një vezë në ditë janë më të shëndetshëm dhe më të fuqishëm”, ka thënë Lora Iannotti, një ekspert për ushqyerjen e fëmijëve në Universitetin e Uashingtonit, e cila vazhdon të punojë edhe në Universitetin San Francisco de Quito në Ekuador.
Sipas saj në shumicën e vendeve të botës, vezët vazhdojnë të mbesin ushqim kryesor, në krahasim me ushqimet tjera, për shkak të kushteve ekonomike.
Iannotti dhe kolegët e saj, kanë kryer hulumtimin në jug të Quito, kryeqytetin e Ekuadorit, duke ushqyer fëmijët të moshës 6 deri në 9 muajsh me nga një vezë në ditë për gjashtë muaj.