Ju keni ushqyer foshnjën tuaj vetëm me qumësht të gjirit ose keni zgjedhur formulën në vend të kësaj.
Por, është një përzierje tjetër e ujit me një përbërës të rëndësishëm në zhvillimin e bebes suaj, e që kjo pije preferohet të jepet sidomos gjatë stinës së verës.
Bëhet fjalë për kokosin, nëse foshnja juaj nuk ka treguar ndonjë shenjë të alergjisë, atëherë është e rëndësishme të keni parasysh këtë lëng.
Përse është e rëndësishme kokosi për fëmijën tuaj?
Uji i kokosit është një burim natyror i shtesave të nevojshme që kërkon fëmija juaj. Është një tonik freskues i çuditshëm që i jep energjinë e çastit foshnjës suaj, transmeton Gazeta Shneta.
Zakonisht, trupi i vogël i bebes suaj përdor acidin laurik nga qumështi ose nga uji i kokosit, për të formuar kompleksin monolaurin që ndihmon për të luftuar sëmundjet më të rrezikshme.
Prandaj, është një nga pijet më të rekomanduara për foshnjat, ndërsa ekspertët rekomandojnë dhënien e ujit të kokosit tek foshnjat pas muajit të 6-të.
Në mënyrë ideale, ju mund të jepni këtë përzierje edhe në mesin e muajve 6 dhe 8, kur filloni me ushqime te ngurta.
Nëse keni akoma dyshime nëse është e sigurt apo jo uji i kokosit, atëherë konsultohuni me pediatrin tuaj./Gazeta Shneta/