Ky është urimi i ministrit Ismaili për Ditën Botërore të Infermierisë

2018-05-12 në ora 14:40

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka uruar ditën Botërore të Infermierisë nëpërmjet një postimi të publikuar në “Facebook”.

Përpara se t’u thotë urime infermiereve në anë botën, Ismaili ka rikujtuar se forcimi i stafit infermierik nëpërmjet vendeve të reja të punës dhe trajnimeve personale ka qenë përkushtimi i tij që nga ardhja në pozitë, shkruan Gazeta Shneta.

“Duke parë rolin e rëndësishëm që kanë, prej se kam marrë postin e ministrit, forcimi i stafit infermierik, qoftë me vende të reja të punës apo me trajnime profesionale brenda dhe jashtë vendit, ka qenë përkushtimi im”, shkroi Ismaili në postimin e tij.

Më tutje, i pari i shëndetësisë zotohet se ky ritëm do të vazhdojë edhe përgjatë viteve në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *