Për arsye shumë kontraverse, Islanda është afër të qenurit shteti i parë që nuk do që të lindin fëmijë me sindromën Down.
Testet para lindjes ishin prezantuar qysh në fillimin e vitit 2000 dhe shumica e njerëzve që kishin pasur rezultate pozitive, kishin vendosur ti japin fund shtatzënisë së tyre njofton Independent transmeton Gazeta Shneta.
Këto teste nuk janë obligative dhe të gjitha nënat në ardhje janë të njoftuara me këtë test dhe rreth 85% e tyre vendosin nëse duan ta bëjnë ose jo. Ky test quhet Testi i Kombinacionit dhe përdorë ultrazërin dhe testimin e gjakut për analizë.
Kjo ju tregon atyre nëse bebja do të ketë ndonjë anomali në kromozome, anomali e cila më e zakonshmja është ajo e sindromit Down. Ligji në Islandë lejon abortin deri në javën e 16të nëse fetusi ka ndonjë problem, dhe sindroma Down hynë në këtë kategori.
Mesatarisht vetëm një ose dy fëmijë lindin me sindromën Down në Islandë. Kjo pasiqë ndonjëherë testi i kombinacionit dështon. Doktorët nga Spitali Universitar Landspitali tregojnë që ata i këshillojnë nënat të marrin këtë vendim për jetën e tyre, kjo pasi sipas tyre e parandalon një jetë me dhimbje për fëmijën dhe për familjen.