Gjinekologu Premtim Gojani është plagosur gjatë ditës së sotme para shtëpisë së tij në lagjen Marigona.
Faton Fetiu nga Gjakova me nënshtetësi amerikane, plagosi Gojanin me tre plumba. Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes gjeti edhe një granatë dore, shkruan Gazeta Express.
Granata është lartuar nga njësiti i specializuar për deminim i Policisë.
Gojani raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në një spital privat.