Nga gërqet deri tek ndërrimet në disponim, shumica e grave i frikësohen fazave menstruale dhe luteale (stresit para menstrual) të ciklit të tyre.
Nuk ka cikël më të dhimbshëm dhe më të rëndë se ajo e muajit të Janarit, sipas Alisa Vitti, një specialiste dietike dhe hormoneve, transmeton Gazeta Shneta.
“Është një model që unë kam vërejtur gjatë dy dekadave të fundit,” shpjegoi për Daily Mail Online, Vitti, themeluesja e qendrës së këshillimit të hormoneve Flo Living,
“Gjatë festave, ka shumë gjëra që pengojnë sistemin tonë endokrin, duke çuar deri në ciklin e rëndë të Janarit.”
“‘Shumë prej nesh udhëtojnë, ndërprejnë gjumin për shkak të të eventeve familjare.”
“Në krye të kësaj, femrat konsumojnë edhe gjësende ushqimore me nivel të lartë në sheqer dhe karbohidrate, të cilat janë përçarëse për gjëndrat endokrine.”
“E gjithë kjo po pakëson nivelet e mikronutricientëve thelbësorë që nevojiten për trupin tuaj, për të balancuar hormonet tuaja.”
Vitti, e cila ka lancuar linjën e saj të shtojcave të përditshme të hormoneve, u kërkon grave të marrin pesë pilula në ditë, për të mbushur trupin e tyre me mikronutricione.