Lindja e kryer në pozicion të shtrirë është një praktikë relativisht e re, në krahasim me pozicionet e tjera.
Ekzistojnë disa pozicione lindjeje të cilat mund t’i përdorin nënat, ku secila nga këto ka përfitimet e veta, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithsesi, lindja në pozicionin shtrirë duket se është zbuluar nga një mashkull.
Mbreti i Francës ishte një njeri i zënë. Gjatë sundimit të tij nga viti 1643 deri në 1715, ai kishte mbi 22 fëmijë.
Pra, ai u njoftua mjaftueshëm përsa i përket lindjeve, dhe në të vërtetë gëzonte të ishte i pranishëm gjatë këtyre rasteve.
Sidoqoftë, nuk i pëlqente kur nënat lindnin ulur, në këmbë apo në karrige të gjata.
Arsyeja ishte se ai e pëlqente të mos i pengohej pamja ndërsa gratë lindnin.
“Pasi Louis XIV thuhet se i pëlqente të shikonte gratë që lindnin, ai u frustrua nga pamja e errët e lindjes që ndodhte në stolinë e lindjes dhe promovoi pozicionin e ri”, shkruante profesor Dundes në Gazetën Amerikane të Shëndetit Publik.
Me sa duket, pasi “klasat më të ulëta” mësuan se kjo është ajo që preferonte monarku i tyre, ata filluan ta miratojnë atë – dhe ajo u përhap që prej atij momenti./Gazeta Shneta/