Njerëzit të cilët pijnë çaj çdo ditë, janë më të mbrojtur nga sëmundja e “glaucoma”, e cila ka të bëjë me gjendjen jo të mirë të syve.
Mirëpo hulumtuesit në këtë rast thonë se nuk ka ndonjë dallim ndërmjet cajit, kafes dhe pijeve të lehta, pasi që të gjitha zvogëlojnë shanset për këtë sëmundje për rreth 74%, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
“Glaucoma’’ është një sëmundje shumë e shpeshtë, dhe që përfshin rreth 600.000 njerëz vetëm brenda Mbretërisë së Bashkuar.
Shkencëtarët besojnë se antioksidantët dhe kimikatet natyrore anti inflamatore në çaj, luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundrejt këtij procesi.
Ndërsa për fund mesazhi është jo vetëm çaj, por edhe pije me më pak sheqer, që mbrojnë dhëmbët tuaj nga prishja./Gazeta Shneta/